SPAK shuan shpresat e familjarëve – Tragjedia e 9 Janarit ende në dyert e gjykatave, familjarët apel për drejtësi
Prej 21 vitesh familjarët e 28 viktimave që humben jetën në tragjedinë e 9 -janarit në Karaburun kërkojnë zbardhjen e së vertetës dhe vënien para drejtëesisë të përgjegjësve.
SPAK, shpresa e vetme e familjarëve për drejtësi ka kthyer përgjigje negative.
Avokati i dosjes së 9 –janarit,Dodë Mehmetaj, thotë se dosja e 9- janarit ka të njëjtën natyrë të krimeve shtetërore si 21 janari apo Gërdeci, por organet e drejtësisë nuk po e konsiderojnë të tillë.
Më 9 janar 2004, 28 shqiptarë u mbytën në ujërat e detit Jon.
Kryesisht ishin të rinj të qarkut Shkodër, të moshave nga 15 deri në 33 vjeç.
18 burra e 3 gra u gjenden të pajetë mëngjesin 10 Janarit nga një helikopter i NATO-s së ushtrisë italiane.
8 rezultojnë të zhdukur edhe pas 14 vjetësh.
Njëmbëdhjetë të tjerët mundën të shpëtonin, mes tyre edhe skafistët.