SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar dy vila në Kodrën e Diellit, të cilat janë në pronësi të Monika Kryemadhit, deputetë e Partisë së Lirisë, dhe të nënës së saj, Fatme Kryemadhi. Ky veprim ka ardhur pasi Monika Kryemadhi është nën hetim për akuzat e korrupsionit dhe mosdeklarimit të pasurisë.

Vendimi për sekuestrimin e pasurisë është lidhur me hetimet ndaj Kryemadhit, ndërsa një ditë më parë, Gjykata e Apelit la në fuqi masën “Detyrim paraqitje”. Monika Kryemadhi reagoi duke akuzuar SPAK për veprime të paligjshme dhe përdorimin e provave të falsifikuara në procesin ndaj saj.

Kujtojmë se në burg ndodhet ish-presidenti, Ilir Meta, ish-bashkëshorti i Kryemadhit, pasi akuzohet për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish, me dyshime të nisura që nga çështja CEZ-DIA.  

Pasuritë e sekuestruara janë:

1. Ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe;

kati përdhes, 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë;

kati nëntokë 139 m2,

kati i parë 79 m2,

kati i dytë 51 m2, verande kati i dytë 27.9 m2 – në pronësi të shtetases F.K., me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.

2. Ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe;

kati përdhes 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë,

kati nëntokë 139 m2,

kati i parë 79 m2,

kati i dytë 51 m2, verandë kati i dytë 27.9 m2, në pronësi të M.K.,

me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.