SPAK prezent në 12 qarqe, Altin Dumani voton në Tiranë: Do të flas pas zgjedhjeve

Në 12 qarqet e vendit kanë zbarkuar prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, të cilët janë prezentë edhe me agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Në kryeqytet, SPAK ka deklaruar se janë caktuar prokurorë të posaçëm, ndërsa në dispozicion të çdo shqetësimi nga ana e qytetarëve ka vënë një numër të posaçëm për denoncimin e krimeve zgjedhore.
Ndërkohë, të dielën kreu i SPAK, Altin Dumani, votoi në Qendrën e Votimit në shkollën “At Zef Pëllumbi” në njësinë nr. 5 në Tiranë, i shoqëruar me bashkëshorten e tij, ku për gazetarët tha: “Do kemi komunikim pas zgjedhjeve.”