Lajme

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.

Dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u regjistruan 15 parti politike, ndërsa deri mesditën e së martës numri i partive shkoi në 39.

Të gjitha subjektet kanë depozituar në KQZ dokumentet që kërkon ligji zgjedhor, materiale që KQZ-ja, po sipas ligjit, ka të drejtë t’i verifikojë dhe nëse gjen pasaktësi apo mangësi, të kryejë një korrespondencë me subjektet politike, që ato formalisht të kenë të drejtë të hyjnë në garën e 11 majit.

Partitë e mëdha politike, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, janë regjistruar dhe janë pasuar nga shumë të tjerë, të cilët janë të pozicionuar ose qartë ose presin në njërin krah politik ose tjetrin.

Sipas Kodit Elektoral, KQZ-ja mbyll sonte në mesnatë portën e regjistrimit për partitë, ndërsa u jep mundësi koalicioneve që të regjistrohen si grupime deri të hënën e javës që vjen.

Jo të gjitha partitë hyjnë në parlament, megjithatë disa prej tyre kërkojnë të mbledhin vota nga llogaritja kombëtare e votave të shqiptareve, duke synuar të sigurojnë prezencën minimale në sallën e parlamentit.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

Ka përfunduar numërimi i votave nga Greqia për 6 qarqe, vijon procesi për të tjerat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm…

1 day ago

Nga 1 qershori, hyn në fuqi marrëveshja për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka njoftuar zyrtarisht…

1 day ago

Presidenti Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV! Kreu i Shtetit takohet me Atin e Shenjtë! Zbardhen diskutimet

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë…

1 day ago

Dekada pa investime – Në fshatin Kuç shqetësim infrastruktura rrugore dhe rrjeti elektrik

Amortizimi i rrjetit elektrik në fshatin fshatin Kuç të njësisë administrative Guri i Zi në…

1 day ago

Ura  Mesit, atraksion për turistët – Të huajt vlerësojnë historinë dhe arkitekturën

Ura e Mesit, monumenti i kulturës me vlera të mëdha historike, vijon të tërheqë turistë…

1 day ago

Banda muzikore në Festivalin Ndërkombëtar / Artistët PAK nga Shkodra do të përfaqësojnë Shqipërinë në Norvegji

Shkodra do të përfaqësojë sërish Shqipërinë në një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare për…

1 day ago