Sot seanca e 47-të, ambasadori francez thirrje politikës për kompromis dhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Olivier Guerot u është d

Pak orë para përpjekjes së 47-të të deputetëve për konstituimin e legjislaturës së 9-të, ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u është drejtuar me një thirrje subjekteve politike që të gjejnë gjuhën e përbashkët për të bërë të mundur arritjen e një konsensusi për konsitumin e Kuvendit.

Më lejoni që me respektin më të madh, t’u bëj thirrje të gjitha forcave politike kosovare, pa përjashtim, t’i inkurajoj ato të demonstrojnë një frymë kompromisi dhe të arrijnë konstituimin e kuvendit dhe një qeverie të mbështetur nga ky Kuvend”, tha ambasadori në fjalën e tij gjatë pritjes së organizuar nga Ambasada e Francës në Prishtinë me rastin e Festës Kombëtare Franceze më 14 korrik.

Sipas ambasadorit, ngërçi i krijuar në Kosovë, po vështirëson punën për nënshkrimin dhe ratifikimin e projekteve mes dy vendeve.

Ambasadori vuri theksin edhe te rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës në të gjitha fushat.

“Franca ka qenë, është dhe do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës në të gjithë diversitetin e saj dhe me të gjitha komunitetet që përbëjnë shoqërinë kosovare”, deklaroi ai.

Kuvendi i Kosovës do të mbajë këtë të martë (15 korrik) seancën e 47-të në përpjekje për konstitumin e legjislaturës së nëntë. Kujtojmë se në fund të muajit qershor, Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj la 30 ditë afat për arritjen e një konsensusi për konstitumin e Kuvendit, ndërsa subjektet politike akuzojnë njëra-tjetrën për ngërçin e krijuar