Sonte para Bashkisë, mbrëmje e veçantë muzikore / Orkestra Simfonike e RTSH-së sjell kolonat zanore të filmave më të dëgjuar
Orkestra Simfonike e RTSH-së, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, do të organizojë sonte një mbrëmje të veçantë muzikore.
Në këtë mbrëmje, të apasionuarit pas muzikës dhe veçanarisht të atyre të filmave do të kenë mundësi të shijojnë kolonat zanore të filmave më të njohur , jo vetëm shqiptarë , por edhe të huaj.
Eventi i veçantë muzikor do të organizohet mbrëmjen e sotme, dt. 8 korrik, në orën 20:00, në sheshin para Bashkisë Shkodër.
