Solidaritet me familjen në Postribë / Të rinjtë e Act4 Shkodra dhurojnë të ardhurat e Shtëpizës Rinore
Nga të ardhurat e siguruara nga Shtëpiza Rinore, të rinjtë e ACT for Shkodra ndërmorën një gjest domethënës solidariteti, duke ardhur në ndihmë të një nëne në vështirësi të thellë ekonomike me dy fëmijë të mitur, në fshatin Dragoç të Postribës.
Ky gjest human shoqërohet me mbështetje institucionale konkrete. Bashkia Shkodër ka rifutur familjen në skemën e ndihmës ekonomike, ka përfshirë fëmijët në programet sociale dhe, në bashkëpunim me donatorë dhe organizata partnere, po punon për të garantuar ndihmë të mëtejshme për përmirësimin e kushteve të banimit.
Një shembull i qartë bashkëpunimi mes të rinjve, institucioneve dhe partnerëve socialë, që dëshmon se solidariteti merr vlerë të plotë kur shoqërohet me veprim të qëndrueshëm dhe zgjidhje afatgjata.
