“Sofrabez i pashkundun” / Vëllimi poetik i Arben Shala pasuron peisazhin bashkëkohor të poezisë shqipe
Në një atmosferë të ngrohtë mes shkrimtarësh, miqsh e dashamirës të letërsisë, poeti Arben Viktor Shala ka promovuar vëllimin poetik “Sofrabez i pashkundun”, duke tërhequr vëmendjen për gjuhën e veçantë dhe ndjeshmërinë që përcjellin vargjet e tij.
Gjatë promovimit, autori Shala sqaroi se titulli i është një tregues që poezitë janë mbajtur prej disa kohësh pa u botuar dhe tashmë u përmblodhën në një vëllim me 7-të cikle.
Libri përmban poezi të frymëzuara nga jeta e përditshme dhe të shkruara në kohë të ndryshme.
Nga ana e tij, redaktori i librit, shkrimtari Stefan Çapaliku, e vlerësoi veprën e autorit Shala si një vëllim bashkëkohor që e pasuron peisazhin e poezisë shqipe.
Gjatë promovimit të këtij vëllimi poetik , shkrimtarë dhe lexues recituan vargje nga poezitë e poetit Shala , të shoqëruar me muzikë në sfond, çka e bëri më tërheqës këtë aktivitet letrar.


