Skuadra e Shkodrës përgatitet për Lojra Olimpike / Lesha: Motivim për fëmijët me aftësi ndryshe
Në kuadër të Javës Europiane të Basketbollit dhe Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, skuadra e Shkodrës u bë pjesë e turneut Kombëtar të Unifikuar të Basketbollit.
Për të 3-tin vit radhazi, Shkodra triumfon, ku këtë herë po bëhët gati për Lojerat Olimpike për të Rinj me Aftësi Ndryshe që do të behën në Santiago 2027.
Ky turne ka për qëllim të promovojë përfshirjen sociale, barazinë dhe bashkëpunimin përmes sportit, duke dëshmuar fuqinë që sporti ka për të bashkuar komunitetet.
Organizatorët theksojnë se pjesëmarrja e ekipeve të ndryshme jo vetëm pasuron garën, por edhe sjell një mesazh të rëndësishëm solidariteti dhe respekti.
Turneu shënoi një tjetër hap përpara në zhvillimin dhe promovimin e sportit gjithëpërfshirës në Shqipëri.

