Skënderbeu në letërsinë për fëmijë / Veprimtari kulturore në Bibliotekën “Marin Barleti”

xhaja skenderbe

“Figura e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në letërsinë për fëmijë” ishte tema e një veprimtarie kulturore të zhvilluar në Bibliotekën Publike “Marin Barleti”.

Shkrimtari i njohur, Xhahid Bushati, zhvilloi një bashkëbisedim me nxënës të shkollave 9-vjeçare të qytetit,  ku në fokus ishte  një antologjia që Bushati po përgatit, e cila përmbledh vepra dhe autorë që kanë trajtuar figurën e heroit kombëtar përmes tregimeve dhe legjendave.

Sipas shkrimtarit Bushati, figura e Skënderbeut është pak e përfshirë në tekstet shkollore, ndaj kërkohet më shumë vëmendje për forcimin e identitetit kombëtar që në moshë të hershme, përmes librave dhe leximit.

Takimi i shkrimtarit Xhahid Bushati me lexuesit e vegjël u organizua nga Biblioteka Publike e qytetit, në kuadër të 558-vjetorit të ndarjes nga jeta të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, duke synuar afrimin e fëmijëve me librin dhe historinë kombëtare.

skenderbe libra