Skandali Epstein “rrëzon” Peter Mandelson, arkitekti i ‘New Labour’ jep dorëheqjen nga Dhoma e Lordëve
Karriera e gjatë dhe me ndikim e Peter Mandelson, një prej figurave më qendrore të politikës britanike të dekadave të fundit, ka marrë fund sot në mënyrë të papritur. Lordi Mandelson ka njoftuar dorëheqjen e tij të parevokueshme nga Dhoma e Lordëve, pas rishfaqjes së akuzave dhe polemikave lidhur me marrëdhëniet e tij me financierin e ndjerë dhe pedofilin amerikan, Jeffrey Epstein.
Lajmi u bë i ditur zyrtarisht pasditen e sotme në sallën e parlamentit nga Kryetari i Dhomës së Lordëve, Michael Bruce Forsyth.
Fundi i një epoke
Në njoftimin e tij para asamblesë, Lordi Forsyth konfirmoi se Mandelson nuk do të jetë më anëtar i dhomës së lartë duke filluar nga dita e nesërme. Ky zhvillim shënon perëndimin përfundimtar të karrierës së njeriut që njihej si “eminenca gri” e Partisë Laburiste dhe një nga arkitektët kryesorë të “New Labour” nën drejtimin e Tony Blair.
Hija e skandalit Epstein
Sipas raportimeve të mediave britanike, vendimi drastik vjen pas presionit të shtuar publik dhe mediatik mbi lidhjet e tij me Jeffrey Epstein.
Ndonëse Mandelson ka mbajtur poste të larta shtetërore ndër vite, përfshirja e emrit të tij në dosjet e skandalit seksual që tronditi botën, e ka bërë të pamundur vazhdimin e mandatit të tij si ligjvënës.
Dorëheqja e tij mbyll një kapitull të rëndësishëm, por të diskutueshëm, në historinë politike të Mbretërisë së Bashkuar.
