Categories: LajmeRajoni

Situata në veri të Kosovës, Stoltenberg: Autorizuam trupa shtesë për KFOR-in

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë me dije se kanë autorizuar shtimin e numrit të forcave për KFOR-in në Kosovë.

Këshilli i Atlantikut të Veriut u takua sot (29 shtator) për të diskutuar situatën në Kosovë, ku u shpreh shqetësimi për tensionet në rritje në veri. Në deklaratën e tij, Stoltenberg shprehu gatishmërinë për të bërë edhe rregullime të mëtejshme në qëndrimin e KFOR-it në Kosovë, sipas nevojës.

Misioni KFOR i NATO-s mban një prani të dukshme në mbarë Kosovën. Ne gjithmonë do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. Ne e bëjmë këtë në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me mandatin tonë të OKB-së. Që nga maji, ne kemi përmirësuar praninë dhe qëndrimin e KFOR-it. Vetëm dje Këshilli i Atlantikut të Veriut autorizoi forca shtesë për të adresuar situatën aktuale.

Ne gjithmonë do të vazhdojmë të sigurohemi që komandanti ynë të ketë burimet dhe fleksibilitetin e nevojshëm që KFOR-i të përmbushë mandatin e tij. Ne jemi të gatshëm të bëjmë rregullime të mëtejshme në qëndrimin e KFOR-it sipas nevojës”, u shpreh Stoltenberg.

Ai bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialogun e lehtësur nga BE, duke e konsideruar si të vetmen zgjidhje për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin në rajon.

“KFOR-i vazhdon të koordinohet ngushtë me të gjitha palët relevante të interesit në Beograd dhe Prishtinë, si dhe me Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), OSBE-në, Misionin e OKB-së në Kosovë dhe komunitetin diplomatik.

U bëjmë thirrje të gjitha palëve që urgjentisht të de-përshkallëzojnë. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin në rajon”, përfundoi deklaratën Stolteberg.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Neutralitet, mosanëtarësim në NATO dhe heqjen e sanksioneve! Reuters zbulon kushtet e Putin për t’i dhënë fund luftës

Reuters zbulon kushtet e Presidentit Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë…

1 hour ago

Napoli, mbrojtja më e mirë e Europës

Napoli fitoi titullin kampion në Serie A dhe një nga repartet që spikati ishte mbrojtja…

3 hours ago

BE miraton Veprimin e Sigurisë për Evropën, 150 mld euro për mbrojtjen. Ndihmë edhe për Ukrainën

Këshilli i Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se ka miratuar legjislacionin që krijon instrumentin…

3 hours ago

BE thirrje Kosovës: Krijoni institucionet dhe zbatoni Asociacionin. Do vetizoloheni nëse s’dëgjoni miqtë!

Bashkimi Evropian ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja në Kosovë,…

3 hours ago

Zelensky në Berlin: SHBA t’i vendosë sanksione Moskës, Merz: Do ndihmojmë Kievin me raketa

Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz i ka premtuar Volodymyr Zelenskyt se Berlini do…

3 hours ago

Conference League në RTSH/ Mediet polake akuzojnë tifozët anglezë si “banditë” pas sherreve masive me tifozët e Real Betis

Policia e qytetit të Vorklavës ka qenë e impenjuar dy ditët e fundit pasi tifozët…

3 hours ago