Situata gripale arrin pikun / Mjekët apelojnë për mosneglizhencë të simptomave
Situata e krijuar nga virozat , kryesisht ato gripale, sa vjen e po rëndohet gjatë ditëve të fundit të këtij muaji.
Fluksi i pacientëve është rritur ndjeshëm në Urgjencën e Poliklinës së qytetit, duke qënë se është edhe pika më e afërt për të marrë shërbimin që u nevojitet.
Sipas mjekes së kësaj Urgjence, Kristi Temali, nisur dhe nga numri i pacientëve , mund të themi se jemi në pikut e të prekurve nga gripi.
Gjatë kësaj periudhe , pranë kësaj urgjence janë paraqitur çdo ditë mbi 30 pacientë të moshave të ndryshme, të cilët në të shumtën e rastëve shfaqin komplikacione.
Mjekja sqaron se fillimisht gripi paraqet simptomat e një viroze të zakonshme, por që shumë shpejt agravohet dhe krijon komplikacione të shëndetit, sidomos tek pacientët me sëmundje bashkëshoqëruese.
Apeli i mjekes Temali për të prekurit nga gripi, apo dhe virozat e tjera, është që të mos neglizhohet dhe pacientët të paraqiten menjëherë pranë mjekut të familjes , pastaj në rast komplikimesh t’i drejtohen mjekut specialist apo urgjencës.
Përveç Urgjencës së Poliklinikës, fluksi i të prekurve nga gripi është rritur ndjeshëm edhe në Qendrat Shëndetësore të Rajoneve , si dhe në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër.
