Categories: AktualitetLajme

Situata e zjarreve, Vengu: Bashkëpunimi me pushtetin vendor, me rëndësi për reagim të shpejtë

Me të marrë detyrën, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu u njoh nga afër me veprimet bashkërenduese të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile në rang vendi dhe reagimin e të gjitha forcave të angazhuara pranë vatrave të zjarreve në këto ditë me temperatura ekstreme.

Në vizitën e tij pranë Qendrës Operacionale kombëtare të Mbrojtjes Civile, Ministri Vengu vuri theksin në nevojën për të siguruar identifikimin në kohë reale të vatrave dhe për të pasur një reagim sa më të shpejtë ndaj situatave.

Modernizimi i mjeteve, sistemeve dhe pajisjeve në funksion të përballimit të emergjencave në çdo bashki të vendit është një përparësi dhe do të vijojmë të investojmë fuqishëm në këtë drejtim”, theksoi Vengu duke nënvizuar se “AKMC është një instrument në  dispozicion të pushtetit vendor, dhe të prefektëve për të angazhuar një gamë të gjerë resursesh kombëtare dhe për të pasur një menaxhim më të shpejtë të situatave”.

Një aspekt tjetër i mirëmenaxhimit të emergjencave, është edhe ndërgjegjësimi i banorëve dhe enteve përgjegjëse për marrjen e masave parandaluese. “Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të vijojë të investojë në rritjen e kapaciteteve të personelit të emergjencave të Bashkive dhe ndërgjegjësimin e komuniteteve në zonat me risk”.

“Duhet të kemi patjetër në vëmendje elementin parandalues dhe ndërgjegjësimin e komuniteteve për reagime të caktuara përballë rreziqeve të caktuara, atëhere edhe ndërhyrja është edhe më e shpejtë dhe më efiçente”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Festë për punëtorët dhe lule për qytetin/1 Maji krijoi atmosferë dhe gjallëri në rrugët e Shkodrës

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…

11 minutes ago

Shkodrani që i dha Jazz-in Shqipërisë/Gaspër Çurçia solli një frymë të re muzikore gjatë viteve të zymta të vendit

Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…

28 minutes ago

Maturantët votojnë për herë të parë/Program edukimi në shkollat e Shkodrës për zgjedhjet

Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…

35 minutes ago

Masat parandaluese ndaj zjarreve/ Shkodër bashkëpunim me zjarrfikësit dhe bashkitë për menaxhimin e rrezikut

Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…

40 minutes ago

Guidat turistike në Shkodër/Shkëlqim Tuzi: Qyteti verior shqiptar vendi ideal për to

Shkodra vazhdon të tërheqë turistë nga e gjithë bota, duke dëshmuar se është një destinacion…

1 hour ago

Nis takimi Kurti–Krasniqi për zhbllokimin e konstituimit të Kuvendit

Ka nisur takimi mes kryeministrit në detyrë dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe…

3 hours ago