Situata e zjarreve në qarkun Shkodër / Një vatër aktive në Kelmend dhe një tjetër në Postrribë

situata zjarre shkoder

Referuar raportimeve nga strukturat vendore në territorin e qarkut Shkodër, këtë filim jave vijon të jetë aktive një vater zjarri  në Malin e Rahovicës, njësia administrative  Kelmend.

Kjo vatër zjarri është aktive që ditën e djeshme, ndonëse intensiteti i zjarrit është si ulët.

Sipas efektivëve, ajo nuk paraqet rrezik për banesa apo sipërfaqe të mëdha.

Dy teknikë pyjorë të zonës vijojnë të jenë në monitorim të vazhdueshëm.

Ndërkohë, në vendin e quajtur “Nërmollna”, Njësia Administrative Postribë ka një vatër zjarri që ditën e djeshme.

Sipas informacioneve të marra nga administratori i njësisë, aty po digjen vetëm shkurre të thata dhe nuk ka rrezik për përhapje të mëtejshme të zjarrit.

Ndërkohë që një ditë më parë në Shkodër kishte 3 vatra zjarri një tek ish- fusha e aviacionit dhe 2 të tjera në njësinë administrative Gur i zi të cilat u lokalizuan nga efektivët e Repartit Zjarrfikës në Shkodër.

Ndërsa në bashkitë e tjera të qarkut Shkodër nuk raportohen vatra zjarri aktive.

 Situata po mbahet në monitorim.