Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: Kemi neutralizuar 26 vatra, janë djegur 56 ha pyje e shkurre

Situata e zjarreve

26 vatra zjarri janë raportuar në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se vatrat e zjarrit të raportuar në 10 qarqe të vendit, janë neutralizuar të gjitha, duke sqaruar se aktualisht nuk ka vatra aktive.

Si pasojë e flakëve, janë djegur rreth 56 hektarë sipërfaqje me pemë, shkurre e barishte.

Ministria e Mbrojtjes nënvizon se në dy raste zjarri ka përfshirë një biznes e një banesë ku janë shkaktuar dëme materiale, si dhe një tjetër vatër që përfshiu tregun industrial në Durrës ku dëmet ishin të konsiderueshme.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri të cilat janë neutralizuar të gjitha, pas një punë të pandërprerë të forcave në terren.

Këto vatra zjarri janë raportuar në qarqet e Vlorës, Gjirokastrës Lezhës, Shkodrës, Dibrës, Korçës, Tiranës, Kuksit, Durrësit e Beratit.

Zjarret kanë rënë në sipërfaqe me bimësi ku janë djegur 56 hektarë sipërfaqe me pemë, shkurre e barishte.

Në dy raste zjarret janë evidentuar në një biznes e banesë ku janë shkaktuar dëme materiale.

Në Durrës një vatër zjarri e rënë në një treg industrial shkaktoi një dëm të konsiderueshëm në mallra e pajisje pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të forcave”, bën me dije Ministria e Mbrojtjes.