Situata e rendit publik / Procedohen penalisht për vepra të ndryshme penale 5 shtetas
Një zënkë verbale në Malësinë e Madhe mes dy personave, ka vënë në lëvizje Prokurorinë nga ana e uniformave blu.
Policia e Malësisë së Madhe njofton se nisi procedimi në gjendje të lirë për për një shtetas 70- vjeçar, banues në fshatin Vukpalaj, pasi ka kallëzuar një 61- vjeçar, se i moshuari e ka kanosur me fjalë dhe i ka bllokuar rrugën nëpërmjet së cilës shkon në pronën e tij.
Ndërsa në Shkodër, dy shtetas, respektivisht 52 vjeç dhe 56 vjeç, janë proceduar penalisht.
Sipas uniformave blu, këta shtetas u konstatuan duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në një banesë që kanë në bashkëpronësi, pa autorizimin e bashkëpronarëve të tjerë.
Në Vau Dejës, është proceduar penalisht një 55- vjeçar pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike.
Policia ka proceduar penalisht një 65- vjeçar, i cili u kap duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi.
