Categories: Lajme

Situata e motit /Vijojnë reshjet e dëborës në Qafë Thore

24 orët e fundit janë rikthyer reshjet e shiut në zonat fushore si dhe dëborë në lartësitë mbi 800 metër mbi nivelin e detit. Autoritetit Verior i Rrugëve bën me dije se aktualisht akset Hani Hotit-Tamarë janë përfshirë nga reshjet e shiut, ndërsa aksi Bogë-Theth ka rreth 20 cm dëborë. Janë angazhuar 2 borëpastruese, të cilat kanë bërë pastrimin e rrugëve.

 Qarkullimi po kryhet normalisht, ku krahas pastrimit të dëborës është bërë edhe kriposja e rrugëve. Drejtuesit e mjeteve duhet të lëvizin me goma dimërore dhe zinxhirë në mënyrë që të parandalohet çdo incident i mundshëm. Apeli u drejtohet shoferëve që të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Duke qene se Thethi pritet të ketë vizitorë të shumtë,  veçanarisht gjatë fundjavës, ARRSH bën thirrje për kujdes të shtuar, ndërsa policia rrugore do të vijojë monitorimin e këtyre akseve. Po ashtu, firmat e kontraktuara kanë bërë pastrimin e rrugëve në territorin e bashkive Pukë dhe Fushë Arrës, ku në Hadroi dhe Qafë Benë kishte rënie gurësh.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Deputetët i rikthehen jetës parlamentare, të enjten seancë plenare. Kuvendi i ri pritet të mblidhet më 9 shtatorDeputetët i rikthehen jetës parlamentare, të enjten seancë plenare. Kuvendi i ri pritet të mblidhet më 9 shtator

Deputetët i rikthehen jetës parlamentare, të enjten seancë plenare. Kuvendi i ri pritet të mblidhet më 9 shtator

Pas dy muajsh pushim për shkak të zgjedhjeve, Kuvendi i Shqipërisë do të fillojë përsëri…

5 hours ago
KQZ nis miratimin e tabelave përmbledhëse – Përfaqësuesi i opozitës shprehet kundër, i mazhorancës pro miratimitKQZ nis miratimin e tabelave përmbledhëse – Përfaqësuesi i opozitës shprehet kundër, i mazhorancës pro miratimit

KQZ nis miratimin e tabelave përmbledhëse – Përfaqësuesi i opozitës shprehet kundër, i mazhorancës pro miratimit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, ka miratuar në mbledhjen e sotme tabelën përmbledhëse për…

7 hours ago
Nis regjistrimi dhe hipotekimi i pronave – Malësia e Madhe i ndau pronat sipas “kufijve të vjetër”Nis regjistrimi dhe hipotekimi i pronave – Malësia e Madhe i ndau pronat sipas “kufijve të vjetër”

Nis regjistrimi dhe hipotekimi i pronave – Malësia e Madhe i ndau pronat sipas “kufijve të vjetër”

Bashkia Malësi e Madhe ka nisur procesin e regjistrimit fillestar të pronave dhe hipotekimin e…

7 hours ago

Dialogu Prishtinë-Beograd, kryediplomatja evropiane viziton sot Kosovën

Pas vizitës në Beograd, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe…

7 hours ago

Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas – Ndërtime la leje dhe problem me inertet në fshatra

Në Shkodër vijojnë të jenë të larta denoncimet për ndërtime pa leje dhe problemet e…

7 hours ago

Vlerësimi i arritjeve të nxënësve – Kadija: Në Shkodër morën pjesë 1231 nxënës

1231 nxënës të klasave të 5-ta në Shkodër i janë nënshtruar testimit të vlerësimit të…

7 hours ago