Situata e motit / Rikthehen reshjet e dëborës në Qafë Thore

bora qafe thore

Gjatë natës, në aksin rrugor Bogë–Theth janë rikthyer sërish reshjet e dëborës.

Menjëherë është ndërhyrë për pastrimin e borës nga mjetet e shërbimit, ndërsa aktualisht po vijon puna për zgjerimin e pjesës së kalueshme të rrugës.

Sipas informacioneve të fundit, akset rrugore paraqiten të kalueshme dhe qarkullimi vijon normalisht.

Edhe në aksin rrugor Tamarë-Vermosh rruga është e kalueshme.

Ndërkohë që bashkitë e tjera të Qarkut Shkodër nuk raportojnë problematika sa i takon akseve rrugore.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të përdorin goma dimërore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë segment.