Situata e motit në qarkun Shkodër / Asnjë banese me prezencë uji. Dëborë në male
Gjatë 24 orëve të fundit reshjet e shiut kanë qenë me intensitet të ulët dhe në pjesën më të madhe të territorit janë ndërprerë.
Në Bashkinë Shkodër është konstatuar rënie e prurjeve të lumit Drin, ndërsa në rrugën e Obotit vijon të ketë prezencë uji, është shtuar sipërfaqja e tokave me prezencë uji por pa problematika të tjera të raportuara deri në këto momente.
Gjatë natës janë regjistruar reshje debore në zonat malore, konkretisht në aksin Bogë–Theth, ku janë marrë masat e nevojshme për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Reshjet e dëbores kanë qënë intensive duke shkuar në 15 cm gjatë natës.I hapur është edhe aksi Tamarë-Vermosh.
Në Malësi të Madhe paraqitet e qetë, me reshje të pakta shiu dhe reshje debore në zonat malore të Njësisë Administrative Kelmend, pa problematika.
Megjithatë, në fshatin Vukpalaj rruga e aksesit është e bllokuar nga uji në disa ura hyrëse në fshat, me nivel mbi 3 m, ndërsa pjesa tjetër e zonës mbetet e aksesueshme.
Si rezultat i reshjeve me intensitet te ulet, në bashkinë Vau i Dejës nuk raportohen aktualisht problematika të emergjencave civile.
Në rastet e evidentuara më herët për banesat me prezencë uji ; Kanë nisur procedurat për përgatitjen e dokumentacionit për dhënien e mbështetjes. Bashkia ka ofruar ndihmë emergjente për çdo familje të prekur apo të rrethuar nga uji.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, reshjet e regjistruara kanë qenë 25 mm gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa nivelet e ujit në pikat monitoruese mbeten nën kuotat kritike.
Hidrovoret vijojnë funksionimin me kapacitet të plotë dhe argjinaturat nuk paraqesin problematika.
