Sipërmarrësi i agroturizmit “Alpet” në podkastin “Flasim”: Investimet kanë ndryshuar Thethin

I ftuari i radhës i kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”, ishte një i ri nga Thethi, i cili nuk është larguar kurrë nga vendlindja por ka ndërtuar të ardhmen e vetë aty, duke ngritur një biznes familjar.

“Në episodin 5, sezoni 3 i podkastit ‘Flasim”, ‘Gur i rëndë në vend të vet’, do të njiheni me një djalë malesh që kurrë nuk ra teposhtë në qytet e nuk mori rrugët e botës, po krejt botën e solli në malin e tij”, u shpreh Rama në fillim të prezantimit.

Ndërsa u ndal te sfidat me të cilat është përballur për ngritjen e këtij biznesi familjar, administratori i bujtinës “Alpet” Fatmir Berisha vlerësoi veçanërisht investimet e kryera nga qeveria gjatë viteve të fundit në Theth.

“Rruga është asfaltuar dhe ka 3 vite që gjatë dimrit ka borëpastruese dhe nuk kemi probleme. Të gjitha një nga një po rregullohen falë qeverisë”, u shpreh Berisha.

Nga ana e tij, Kryeministri iu përgjigj të gjithë atyre që ankohen për mungesën e vëmendjes së qeverisë ndaj veriut të vendit, duke nënvizuar se për veriun këto vite është bërë më tepër se në të gjitha vitet e marra së bashku.

“Thonë po veriu, keni harruar veriun… Por jo vetëm nuk është kështu, por sa është bërë për veriun në këto vite, nuk është bërë në të gjitha këto vite të marra së bashku dhe ne do të vazhdojmë”, siguroi Rama.

Kryeministri nënvizoi se në Theth ka disa çështje të mbetura me disa legalizime, por më në fund u arrit të bllokoheshin ndërtimet që bëheshin kot më kot.

“Nuk janë bërë shumë për fat të mirë, por prapë janë bërë disa që nuk duheshin bërë. Duhet ndërtuar brenda planit, karakteristikave dhe atyre tipareve që ka zona dhe që kërkon industria e mikpritjes”, u shpreh Rama.

Nga ana e tij, Berisha theksoi se në 2 vitet e fundit në Theth po punohet mjaftueshëm, aq sa nuk ka kapacitete hoteliere aq sa ka kërkesa dhe shumë njerëz po kthehen mbrapa se nuk kanë mundësi t’i presin.

“Ka shumë emigrantë që mund të kthehen t’i restaurojnë shtëpitë e vjetra”, u shpreh ai.

Në këtë drejtim, kryeministri sqaroi se është ngritur një taskforcë për regjistrimin e pronave pasi në ndryshim nga zonat e tjera të Shqipërisë tokat në veri nuk janë ndarë me ligjin 7501.

“Aty për fat të mirë nuk ka konflikte. Ne kemi bërë ligjin dhe kemi ngritur taskforcën sepse duhen marrë dëshmitë e atyre rreth e rrotull që ta thonë me shkrim që nuk ka probleme që të procedohet me regjistrimet, por besoj se do bëhet”, u shpreh Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

PD reagon ndaj deklaratës së kryekëshilltarit Luli – Irena Shala: Opozita nuk ka bojkotuar Shkodrën, ka mbrojtur vendimmarrjen

Kryetarja e grupit të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të PD-së, Irena Shala-Shestani, ka reaguar ndaj…

14 hours ago

Procesi për vdekjen e Maradonës/ Dëshmia e shefit të reparti të terapisë intensive: Luque s’lejoi mjekët të futeshin në dhomë!

Olivos ku Diego Maradona u operua për herë të fundit më 3 nëntor të  2020…

16 hours ago

PSD takime në Has – Kandidatët për deputetë: Vendlindja jonë do të ketë të ardhme më të mire

Nga Hasi, mes emocionesh, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, zhvilloi një komunikim të…

17 hours ago

Spahia takim me tregtarët e Rusit / Kandidati i PD- ASHM: Biznesi i vogël në faliment, rriten tarifat dhe taksat

Rritja e taksave dhe tarifave, pensionet e ulëta që nuk mbyllin as shërbimet bazike dhe…

17 hours ago

“Takim mes miqsh të vjetër” – Kandidati i PD- ASHM,  Ted Kopliku,  bashkëbisedim në një oborr shtëpie

I veçantë ishte takimi i radhës i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Ted Kopliku.…

17 hours ago

Vajzat e reja për veprim klimatik – Në “28 Nëntori” zbatohet projekti për një të ardhme të qëndrueshme

Nëpërmjet fuqizimit të vajzave dhe grave u zhvillua në gjimnazin “28 Nëntori” Shkodër faza finale…

17 hours ago