Sigurojmë makinat, jo jetën

58cb3fb5d2b547b29ce2e5371729c40f

58cb3fb5d2b547b29ce2e5371729c40f

Kur bëhet fjalë për makinat shqiptarët kujdesen shumë. Bëjnë sigurimin e mjetit, një detyrim me ligj, i bëjnë shërbim  periodik, e po ashtu e lajnë në lavazh. 

Por kur vjen fjala tek jeta dhe shëndeti i tyre, kujdesi nuk është i njëjti, si në vizitat  tek mjeku  dhe analizat periodike, ashtu edhe në sigurimin e tyre. 

Sipas raportit të  Autoritet të Mbikqyrjes Fianciare (AMF) tregu i sigurimeve në vend pë 7 mujorin e parë të  këtij viti, mbetet i dominuar nga sigurimi i automjeteve, që është i detyrueshëm.  Ndërsa sigurimi i jetës përfshin vetëm 7 persona në 100 që duhet të sigurohen, 100 pronarë automjetesh sigurojnë plot 63 mjete.

Sigurimi i shëndetit dhe jetës përbën vetëm 14 lekë në 100 lekë, të ardhurave nga detyrimi i paguar.  

Ndërkohë vihet re se sigurimi privat i shëndetit është i vetmi ndër produktet e sigurimit në rënie për këtë vit. 

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për shtatë muajt e parë të vitit 2023, primet e shkruara bruto në sigurimin e sëmundjeve kishin vlerën e 507 milionë lekëve, një rënie me 4.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 

Sa i përket tregut privat të sigurimit të shëndetit, siguruesit mendojnë se, shqiptarët nuk do të jenë të nxitur të blejnë sigurim privat. 

Shifra e  shpenzimeve prej 42 miliardë lekësh për shëndetin e tregon këtë.  Një shumë e tillë përbënte 5.4% të buxhetit mesatar të familjeve shqiptare.