Siguria ushqimore – Haderi:  Po marrim mostra për kryerjen e analizave laboratorike në 160 subjekte

siguria ushqimore ramir

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Rajoni Shkodër vijon kontrollet në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore dhe shmangien e praktikave të mashtrimit ushqimor të cilat cenojnë shëndetin dhe interesin e konsumatorëve.

 Titullari i këtij institucioni, Ramir Haderi, thotë se vetëm në muajin shkurt është parashikuar marrja e mostrave për kryerjen e analizave laboratorike në 160 subjekte.

Në fokus të planit vjetor të punës AKU ka edhe mallrat që vijnë nga vende të ndryshme të Evropës.

Drejtori i AKU-së thotë do të vijojnë pandërprerë kontrollet në të gjithë qarkun me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve nga produkte të papërshtatshme për konsum njerëzor.