Lajme

Siguria në vend, Rama: Dy tragjedi u kthyen në manipulim të publikut

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se Shqipëria ka arritur një rënie të ndjeshme të numrit të vrasjeve, duke treguar përmirësim të sigurisë në vend.

Megjithatë, Rama ka kritikuar mediat dhe politikën për shfrytëzimin e dy tragjedive duke manipuluar opinioni publik.

Duke përmendur vrasjen në Pogradec dhe tragjedinë e 14-vjeçarit para shkollës “Fan Noli”, Rama i ka cilësuar ato si “spektakle” që kanë shtuar konfuzion dhe keqinformim në media.

“Për mua, kjo është krim,” tha Rama, duke i referuar pretendimeve për fshehje dhe manipulim të informacionit, si dhe shpikjen e versioneve të rreme për këto ngjarje.

“Nëse vrasjet bien vit pas viti, sot e mbyllim vitin me numrin më të ulët të vrasjeve. Po të shikoni grafikun e  kemi nisur me mesatarisht 1 vrasje në 3 ditë dhe kemi ardhur duke e ulur. Jeta mediatike dhe politike ka nevojë për spektakël dhe këtë vit ka patur dy spektakle ku ishte pasqyra se si mund të manipulohet publiku. Spektakli pas vrasjes në Pogradec, ku kishte sajesa e skandale në aspektin e integritetit të shërbimit ndaj publikut duke filluar nga politikanët dhe pastaj kush flet më shumë në drejtim të gabuar. Spektakli tjetër edhe më i shëmtuar është ai që u bë me 14-vjeçarin dhe me tragjedinë e asaj familje. Aty u krijuan edhe vrasës të tjerë, u sajuan edhe thika të tjera, u treguan versione kriminale në aspektin e detyrimeve ndaj publikut.  Ti thuash publiku se varësi tjetër është djali i një hetuesi të BKH-së dhe prandaj e kanë fshehur dhe për mua kjo është krim. Këto kanë qenë dy momente tragjike për dy jetë të humbura, por të neveritshme për dy të vdekur që u rivranë disa herë duke varrë të vërtetën e tyre”, tha Rama.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, PDK: Po mbahen peng institucionet. LVV: Opozita kërkon bllokadën

Seanca e kësaj të diele (25 maj) ka dështuar sërish për konstituimin e kuvendit të…

9 hours ago

Moto Fest Shkodra 2025 – Eventi i  organizuar nga Bashkia kulmoi me performancën e grupit të njohur “Elita 5”

"Moto Fest Shkodra 2025 " ka dhuruar spektakël dhe adrenalinë në Shkodër për tre netë…

9 hours ago

Parcelë me kanabis në malin e Rrencit – Arrestohet 30- vjeçari nga Velipoja, në kërkim i vëllai dhe një shtetas tjetër

Një 30- vjeçar nga Velipoja është vënë në pranga nga policia e Lezhës. Bëhet me…

9 hours ago

Kontratat kolektive – Tuka: Gjatë vitit 2024 në Shkodër u zbatuan deri në masën 90%

Gjatë vitit 2024 në Shkodër kontrata kolektive u zbatuan deri në masën 90%. Këtë gjë…

9 hours ago

Shije që nuk harrohet kurrë – Shkodranët kujtojnë gatimet e gjyshes

Në çdo familje shqiptare  gjyshja nuk është vetëm simbol i dashurisë, por mbi të gjitha…

9 hours ago

Shiroka turistike  – Qytetarët: E frekuentojmë për ajrin e pastër dhe natyrën

Shiroka është kthyer në një qendër turistike që po frekuentohet çdo herë e më shumë…

9 hours ago