Përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE” vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.Nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 27 mjete lundruese. Mjetet e bllokuara: 18 jet ski, 4 skafë dhe 5 gomone. 12 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 11 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 4 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë. 5 prej mjeteve lundruese të bllokuara, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili, me masë administrative 100 000 lekë. Drejtuesit e 22 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili, me masë administrative 10 000 lekë, për mungesë dokumentacioni. Ndërkohë, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare përgjatë kësaj jave iu kanë ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve në 9 raste duke ndihmuar dhe shpëtuar 11 shtetas që kanë kërkuar ndihmë në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë.Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të vijojnë të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese, të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt dhe të qetë.
Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht votimi për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Sipas…
Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën Jozefina Topalli i ka bërë thirrje qytetarëve që…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit zyrtare, për pjesëmarrjen në…
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, gjatë procesit të votimit në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier, ftoi qytetarët…
Në 12 qarqet e vendit kanë zbarkuar prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, të cilët janë…
Shqiptarët në të gjithë vendin po u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur…
This website uses cookies.