Shtohen rastet me viroza / Në repartin pediatrik deri në 100 vizita në ditë

rastet virozat

Sezoni virozave sapo ka nisur. Kjo verehet jo vetëm në urgjencën e qytetit, por edhe në njësitë administrative.

Drejtori i Qendrës Shëndetësore Postrribë, Sokol Zhabjaku, tregon se çdo ditë ka raste kryesisht tek moshat pediatrike.

Ardhja e emigrantëve për të festuar në vendlindje duke rritur kështu kontaktet mbetet një ndër shkaqet e transmetimit të virozave gjatë kësaj periudhe.

Sipas bluzave të bardha, krahas shtimit të konsultave në repartin pediatrik janë shtuar edhe numri i shtrimeve ku aktualisht të shtruar janë 15 fëmijë ,3 prej tyre në terapi intensive dhe 2 të tjerë në infektiv.