Shtimi i tregjeve në Shkodër / Bashkia: Mbështetje për fermerët dhe zgjidhje ndaj tregtimit informal

bashkia ndertesa

Krijimi i pikave të reja të tregtimit në qytet dhe në zonat përreth është kthyer në një nga prioritetet e Bashkisë Shkodër.

Sipas Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, vëmendja aktualisht është përqendruar tek ngritja e tregjeve brenda lagjeve të qytetit, me qëllim që fermerëve t’u ofrohen kushte të përshtatshme për tregtim, në përputhje me rregullat dhe larg hapësirave publike si rrugët apo trotuaret.

Shtimi dhe përmirësimi i kushteve të tregjeve në qytet dhe jo vetëm vlerësohet si një investim që ndikon në nxitjen e fermerëve për shtimin e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, e njëkohësisht, ndihmon në uljen e tregtimit informal nga shitës ambulantë, fenomen ky që vazhdon të mbetet një sfidë për Policinë Bashkiake në Shkodër.