Shqipëria do të nisë sot rrugëtimin e saj drejt Botërorit 2026. Kuqezinjtë i pret një sfidë e vështirë në debutimin e tyre në grupin K të kualifikueseve të Kupës së Botës, pasi do të përballen në “Uembli” me Anglinë, skuadrën favorite për të zënë vendin e parë në grup.
Pavarësisht emrit dhe cilësisë së kundërshtarit, në kampin kuqezi janë optimistë se mund të arrijnë një rezultat pozitiv në këtë transfertë. “Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka”, deklaruan trajneri Silvinjo dhe kapiteni Gjimshiti në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes.
Sikur të mos mjafton kundërshtari që kemi përballë, kombëtarja shqiptare ka probleme edhe me mungesat në prag të kësaj ndeshjeje. Hysaj, Mitaj, Balliu dhe Daku nuk janë grumbulluar për shkak dëmtimesh, ndërsa Kumbulla dhe Ismajli nuk ia kanë dalë që të jenë në fushë që nga minuta e parë. Ajeti-Gjimshiti pritet të jetë dyshja në qendër të mbrojtjes, ndërsa në majë të sulmit Uzuni dhe Manaj rivalizojnë për një vend titullari.
Të gjitha gjobat që kanë marrë qytetarët dhe bizneset, të vendosura nga data 1 janar…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë sot thirrje për qeveri teknike me një…
Rastet e divorceve në Shkodër kanë shënuar rritje gjatë viteve të fundit. Kështu shprehet avokati…
Në dekadën e fundit, banorët e Dajçit kanë braktisur bujqësinë, teksa punishtet e tyre jane…
Në Shkodër po përgatitet plani konkret që synon zhvillimin e turizmit përgjatë gjithë vijës së…
Në një realitet ku fëmijët tanë jetojnë në botë fizike dhe virtuale njëkohësisht, siguria digjitale…
This website uses cookies.