“Shqipëria Inteligjente” është emisioni më i ri i cili i shtohet buqetës së programeve të Radio Televizionit Shqiptar.
Ky emision i cili vjen nën autorësinë dhe moderimin e Greta Allushit do të nisë rrugëtimin e tij sonte në mbrëmje.
Fokusi i emisionit do të jenë investitorë nga fusha të ndryshme si arti, programimi, sporti, agroturizmi, bujqësia, kultura, inovacioni e të tjerë, të cilët do të tregojnë histori e ndajnë emocione.
Personazhe të cilët kanë një rrugëtim suksesi për të rrëfyer nga fusha të ndryshme, por edhe personazhe të cilët rikthehen në vendin e tyre për të investuar në ëndrra të bëra realitet.
“Sot është puntata e parë dhe për hir të vërtetës kemi marrë një synim të qartë dhe të bukur, t’i tregojmë Shqipërisë që ka shqiptarë shumë inteligjent, të cilën vendosen të investojnë në vendin e tyre. Mund të kenë studiuar jashtë, por e shohin të ardhmen këtu, në vendin e tyre. Vijnë edhe si rrëfime suksesi ku fillimisht i trajtojmë më terren e pastaj i komentojmë në studio me të ftuar special që mund të jenë nga fusha të ndryshme. Trajtohen të gjitha problematikat si edhe zgjidhjet që mund të japim në raste të tilla”, u shpreh moderatorja Greta Allushi.
Emisioni “Shqipëria Inteligjente” do të transmetohet çdo të martë ora 19:00 në ekranin e RTSH 1.
Nga Hasi, mes emocionesh, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, zhvilloi një komunikim të…
Rritja e taksave dhe tarifave, pensionet e ulëta që nuk mbyllin as shërbimet bazike dhe…
I veçantë ishte takimi i radhës i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Ted Kopliku.…
Nëpërmjet fuqizimit të vajzave dhe grave u zhvillua në gjimnazin “28 Nëntori” Shkodër faza finale…
“Fushata elektorale po ndikon drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të qytetit”. Kështu është shprehur kryetari…
“Integriteti mediatik gjatë periudhës zgjedhore” ishte tema e një sesioni informues të zhvilluar sot në…
This website uses cookies.