Shqipëria çel sot grup-kapitullin e 2-të “Për tregun e brendshëm”, mbahet Konferenca e 4-t Ndërqeveritare me BE

Shqipëria do të çelë

Shqipëria do të çelë sot grup-kapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian, “Tregu i Brendshëm”, ndërsa në Luksemburg është planifikuar të mbahet edhe Konferenca e katërt Ndërqeveritare me BE-në, për të diskutuar proceset radhës për integrimin e vendit në familjen europiane, siç njofton Këshilli Europian.

Konferenca është planifikuar të organizohet në orën 18:00. Delegacionin shqiptar në këto bisedime e udhëheq kryeministri Edi Rama, së bashku me një grup ministrash, zëvendësministrash dhe drejtuesish të punës për kapitujt përkatës. Në konferencë do të jetë e pranishme edhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos dhe Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE.

Kryeministri Rama u prit të hënën në Bruksel fillimisht nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa.

Grupkapitulli II i negociatave me BE-në përmban: kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave), kapitullin 2 (Lëvizja e Lirë e Punëtorëve), kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime), kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit), kapitulli 6 (Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare), kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale), kapitulli 8 (Politika e konkurrencës), kapitulli 9 (Shërbimet Financiare  dhe kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit).

Ky zhvillim shënon një tjetër etapë të rëndësishme në procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi i kandidatit në BE në qershor 2014.

Më 9 nëntor 2010, Komisioni Evropian dha opinionin e tij për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE.

Komisioni vlerësoi se përpara se negociatat e anëtarësimit të hapeshin zyrtarisht, Shqipërisë i duhej të arrinte një shkallë të nevojshme përputhshmërie me kriteret e anëtarësimit, veçanërisht për të përmbushur 12 prioritetet kryesore të identifikuara në opinion.

Në tetor 2012, Komisioni Evropian rekomandoi që Shqipërisë t’i jepet statusi i kandidatit, në varësi të përfundimit të masave kyçe në fushat e reformës gjyqësore dhe të administratës publike dhe rishikimit të rregullores së procedurës parlamentare.

BE mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë në korrik 2022.

Në tetor 2024 u mbajt Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, duke shënuar hapjen zyrtare të negociatave për grup-kapitujt e parë, për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ndërsa konferenca e tretë u mbaj në 17 dhjetor të vitit që lamë pas.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.