Screenshot 1 31

Screenshot 1 31

65 vjet më parë, Shqipëria u bë pjesë e UNESCO-s.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) në cilësinë e institucionit të administrimit, të mirëmbajtjes dhe të vënies në shfrytëzim të trashëgimisë dokumentare të kombit, zotëron dy dorëshkrimet e mirënjohura, Beratinus 1 dhe 2, të cilët u bënë pjesë e Regjistrit të Kujtesës së Botës në vitin 2005.

Kodiku i Purpurt i Beratit, daton në shekullin e VI-të dhe është i shkruajtur në pergamenë të purpurt. Ndërsa, Kodiku i Artë (Codex Aureus) i përket shekullit të IX-të dhe është i shkruajtur në pergamenë me shkronja ari. Gjashtë pasuritë e tjera shqiptare që janë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s janë: Liqeni i Ohrit, Lumi i Gashit, Rrajca, Berati, Butrinti dhe Gjirokastra.

UNESCO-ja mbledh rreth vetes 193 vende anëtare. Procesi i anëtarësimit rregullohet prej Artikujve 2 dhe 15 të Kushtetutës së organizatës dhe nga artikujt 98-101 të Rregullores së Brendshme të Konferencës së Përgjithshme, e cila përcakton politikat e saj drejtuese.

UNESCO

1 nga 5

387765054 737335531769991 3224679272704659647 n
387768025 737947128375498 4346941402223470511 n
387771010 737947125042165 2322215608760812626 n
387775074 737335515103326 4139862391744509571 n
Screenshot 1 31