Shpërthim me tritol në Theth / Parashikohet shembja e kontrolluar e një vile
Një vilë në Theth do të shembet me shpërthim të komanduar.
Sipas informacioneve, shkak është pozicioni i vështirë i saj, për aksesimin nga mjetet e IKMT- së.
Tashmë në pikat e caktuara të vilës, do të vendoset tritoli me më pas do të bëhet shpërthimi.
Policia ka marrë masa për largimin e banorëve nga zona ku do të kryhet shpërthimi.
