“Shoqëri pa Barriera” – Aktivitet sensibilizues kundër diskriminimit të personave me aftësi të kufizuara

shoqeri barriera

Dhjetëra banorë të shtëpive familje të projektit “Shpresa” në Shkodër ishin në qendër të një aktiviteti sensibilizues kundër diskriminimit të personave me aftësi të kufizuara, i zhvilluar në sheshin përpara Bashkisë Shkodër.

Apeli i kësaj veprimtarie ishte: përfshirja, respektimi i të drejtave dhe ndalimi i çdo forme diskriminimi ndaj këtij komuniteti.

Përfaqësues të Zyrës Rajonale Kundër Diskriminimit thonë se  nuk mungojnë rastet e raportimeve për trajtim të pabarabartë dhe diskriminim ndaj personave me aftësi ndryshe.

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucioneve vendore shprehen se mbështetja ndaj këtij komuniteti duhet të fokusohet edhe në aftësimin dhe integrimin e tyre në jetën sociale dhe ekonomike.

Pjesë e këtij aktiviteti, që u zhvillua në kuadër të Ditës Botërore Kundër Diskriminimit,  ishte edhe ekspozita me dhjetëra punime pikture, të realizuara nga persona me aftësi të kufizuara