Shoferët bllokojnë kufijtë e Ballkanit – Protesta kundër sistemit digjital të BE-së po pengon eksportet dhe trafikun

Shoferët bllokojnë k

Vijon ende protesta e shoferëve të kamionëve në disa vende të Ballkanit kundër sistemit të ri digjital të Bashkimit Evropian për hyrje-daljet në zonën Shengen. Për të tretën ditë me radhë, dhjetëra pika kufitare u bllokuan në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Aksionit iu bashkuan edhe shoferët nga Serbia, duke krijuar radhë të gjata kamionësh drejt kufijve të BE-së. Në pikë kalimin Bajakovo, mes Serbisë dhe Kroacisë, u formua një kolonë rreth dy kilometra e gjatë. Policia kufitare bëri të ditur se qarkullimi u zhvillua me vonesa të konsiderueshme.

Dhoma e Tregtisë e Serbisë paralajmëron se vendet e Ballkanit Perëndimor po humbasin rreth 100 milionë euro në ditë nga eksportet. Protesta është koordinuar nga shoqatat e transportit rrugor. Shoferët kundërshtojnë zbatimin e sistemit elektronik Entry Exit System, i cili regjistron në mënyrë digjitale të dhënat e udhëtimit dhe biometrinë e shtetasve jashtë BE-së.

Sipas tyre, kontrollet e reja kanë sjellë arrestime të shpeshta për shkelje të rregullit 90 ditë qëndrimi. Organizatorët kërkojnë negociata dhe rregulla përjashtuese për shoferët profesionistë. Nga Brukseli, Komisioni Evropian deklaroi se është në dijeni të shqetësimeve dhe po e ndjek situatën.

BE mbetet partneri kryesor tregtar i Ballkanit Perëndimor, me 60 për qind të volumit të tregtisë së rajonit.