Lajme

Shkrirja e akullit po “zgjon” 100 vullkane të fshehura të Antarktidës

Vullkani më i njohur i Antarktidës është mali Erebus, por të paktën 100 male vullkanike të tjera gjenden në kontinent, përgjatë bregdetit të tij perëndimor. Disa kanë majat e tyre mbi sipërfaqe, të tjerët shtrihen disa kilometra nën shtresën e akullit të Antarktidës, dhe shkrirja e akulli po ndikon në “zgjimin” e tyre.

Sipas LiveScience, ndryshimet klimatike po bëjnë që shtresa e akullit të shkrihet, duke rritur nivelet globale të deteve. Shkrirja gjithashtu heq peshën nga shkëmbinjtë dhe malet duke rritur aktivitetin vullkanik në vullkanet që ndodhen poshtë shtresave të akullit. Në një studim të botuar së fundmi në revistën e Unionit Gjeofizik Amerikan, Chemistry Geophysics Geosystems , shkencëtarët kryen 4000 simulime kompjuterike për të studiuar se si humbja e shtresës së akullit ndikon në vullkanet “e varrosura” të Antarktidës dhe zbuluan se shkrirja graduale mund të rrisë numrin dhe madhësinë e shpërthimeve të tyre.

Arsyeja është se ky shkrirja e akujve zvogëlon presionin në dhomat e magmës nën sipërfaqe, duke shkaktuar zgjerimin e magmës së ngjeshur. Ky zgjerim rrit presionin në muret e dhomave të magmës dhe mund të çojë në shpërthime.

Shpërthimet e vullkaneve nënglaciale mund të mos jenë të dukshme në sipërfaqe, por ato mund të kenë pasoja për shtresën e akullit. Nxehtësia nga këto shpërthime mund të rrisë shkrirjen e akullit thellë nën sipërfaqe dhe të dobësojë shtresën e sipërme të akullit, potencialisht duke çuar në shpërthime të mëtejshme vullkanike.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Fushata elektorale po ndikon në jetën e qytetit – Oltion Luli: Bojkoti i këshilltarëve po bllokon vendime jetike për Shkodrën

“Fushata elektorale po ndikon drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të qytetit”. Kështu është shprehur kryetari…

24 minutes ago

Zgjedhjet 2025 në media – Integriteti mediatik gjatë fushatës zgjedhore, në fokusin e OSBE-së

“Integriteti mediatik gjatë periudhës zgjedhore” ishte tema e një sesioni informues të zhvilluar sot në…

31 minutes ago

Një javë festë lulesh – Shkodra përgatitet për atmosferë festive

Përveç panairit, në sheshin dhe pedonalen e qytetit do të zhvillohen aktivitete argëtuese dhe edukative…

34 minutes ago

Veprat e Idromenos dhe Simon Rrotës – Bisedë publike në Galerinë e Arteve të Shkodrës mbi rëndësinë e restaurimit të tyre

Në ambientet e Galerisë së Arteve në Shkodër u zhvillua këtë mërkurë një bisedë publike…

36 minutes ago

Imazheria, “syri i parë” i diagnozës – Rëndësia e imazherisë në zbulimin e sëmundjeve

Reparti i Imazherisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ofron një gamë të plotë shërbimesh diagnostikuese.…

46 minutes ago

Shtoji i Ri probleme me ujin – Banorët: Janë shtrirë tubacionet, ende pa rezultat

Banorët e fshatit Shtoj i Ri në njësinë administrative Rrethina prej dekadash po përballen me…

49 minutes ago