Shkreli: I gatshëm të bashkëpunoj / Kryebashkiaku i Vau të Dejës flet gjatë inspektimit të punës tek kanalet vaditëse

k shkreli vau dejes

Teksa inspektoi investimin që po bëhet në furnizimin me ujë vaditës të fshatrave Shelqet, Pistull dhe Paçram, kryebashkiaku i Vau të Dejës, Kristian Shkreli, iu përgjigj aludimeve mbi arrestimin apo marrjen nën hetim të tj.

 Ai tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo instancë shtetërore, dhe ndodhet në terren aty ku banorët e kanë votbesuar për të shërbyer.

1.3 KM kanal vaditës i çelur synon të furnizojë me ujë 3 fshatra të zonës.

Më herët. Shelqeti, Paçrami dhe Pistulli kanë patur vështirësi në vaditjen e tokave, tha kryeplaku i fshatit.

Krahas rrjetit në  kanale kulluese dhe vaditëse, bashkia Vau i Dejës po investon edhe në infrastrukturën rrugore duke lehtësuar kështu qarkullimin në zonat periferike.