Categories: LajmeSociale

Shkollat me laboratorë informatike, në Kukës po implementohet teknologjia e përparuar

Teknologjia është shndërruar në domosdoshmëri në të gjitha fushat e jetës. Edhe në arsim përdorimi i saj është i pashmangshëm, si sa i përket edukimit por edhe argëtimit.

Besjona Dunga specialiste e Arsimit në Kukës thotë se teknologjia është burim informacioni që i aftëson nxënësit nëse mirëpërdoret.

Një nga kompetencat kyçe për të nxënit gjatë gjithë jetës që ka arsimi shqiptar dhe korniza kurrikulare është dhe kompetenca digjitale. Që nxënësit të aftësohen dhe ta të përdorin në dobi të tyre”, tha Dunga.

Viteve të fundit në të gjitha shkollat në bashkinë Kukës është investuar në laboratorë informatike madje në disa shkolla është implementuar teknologji më e avancuar. Roli i shkollave është që të nxisin dhe edukojnë nxënësit që ta përdorin në dobi të tyre, për  mësime, programime, etj.

“Nisma e Ministrisë së arsimit është pikërisht që nxënësit ta përqafojnë më shumë teknologjinë, gjithmonë brenda ambjenteve të shkollave. Është investuar që klasat laboratorët të TIK, të plotësojnë kushtet dhe që nxënësit t’a shfrytëzojnë këtë mundësi“, shtoi ajo.

Shfrytëzimi i teknologjisë për të lexuar është pozitive por pa lënë pas dore librin fizikisht.

Bashkia e Kukësit ka ne inventarin e saj rreth 88 objekte shkollore e parashkollore ndërsa me bazë informatike janë të pajisura thuajse të gjitha shkollat.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

RTSH e balancuar në fushatë – Transmetuesi publik, dritarja e vetme edhe për partitë e vogla

Fushata zgjedhore, e përcaktuar edhe në Kodin Elektoral, u kërkon televizioneve të respektojnë një mbulim…

2 hours ago

Macron mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mbërritur në Tiranë ku do të marrë pjesë në…

2 hours ago

Samiti i Komunitetit Politik mbledh liderët ndërkombëtarë, mesazhet e përcjella nga Tirana

Shqipëria mikpret sot Samitin e Komunitetit Europian, ndërsa liderët e Europës kanë mbërritur në Tiranë.…

2 hours ago

Samiti në Tiranë, Kalas: Shqipëria po bën progres me reformat, i takon BE-së të bëjë hapat e duhur

Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas vlerësoi punën që…

2 hours ago

Zëvendës presidenti i FIFA-s thirrje Anglisë: Hidhni kandidaturën për Botërorin e 2038-ës!

Në një intervistë për “The Times”, Viktor Montaljani i ka kërkuar Federatës së Futbollit që…

23 hours ago

Metodologjitë e kërkimit në doktoraturë / Ligjëratë akademike në UNISHK nga profesori belg Jean-Michel De Waele

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi ligjëratën akademike me temë: “Metodologjitë e kërkimit në një…

1 day ago