“Shkolla e Drejtorëve”, interes në rritje – Dhjetëra aspirantë për drejtues shkollash janë përfshirë në programet e trajnimit

eurona leka shkolla e drejtoreve

Shkolla e Drejtorëve, një institucion qe prej 7 vitesh ofron trajnime të detyrueshme përgatitore për drejtuesit e arsimit parauniversitar, po zgjerohet gjithnjë e më shumë edhe në qarkun e Shkodrës.

Dhjetëra mësues dhe aspirant për drejtues janë përfshirë aktualisht në programet e kësaj shkolle, e cila synon të rrisë cilësinë e drejtimit ne institucionet arsimore.

Pjesëmarrësit trajnohen për të zhvilluar kapacitete të reja menaxheriale, për të udhëhequr me vizion dhe për të ndikuar pozitivisht në cilesinë e mësimdhënies në shkolla.

Risia e ketij programi qëndron në ndryshimin e filozofisë së drejtimit të shkollës, nga një qasje tradicionale autoritare, drejt një modeli bashkëkohor dhe gjithpërfshirës.