Shkodra Summer Cup 2025 / Mbyllet me sukses edicioni i 8-të, Vllaznia U- 19 triumfon ndaj Maverick

shkodra summer c f

Ka përfunduar me sukses dita e pestë dhe njëherazi dita finale e turneut ndërkombëtar “Shkodra Summer Cup 2025”, një aktivitet sportiv tashmë tradicional që këtë vit shënoi edicionin e tij të tetë.

Turneu, i cili u zhvillua për grupmoshën U19, u organizua nga “Shkodra Sport Event”, në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale Shkodër, Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Bashkinë Shkodër.

Në ndeshjen e fundit finale, Vllaznia arriti një fitore të rëndësishme ndaj ekipit Maverick me rezultatin 2-1, duke kurorëzuar kështu një rrugëtim të suksesshëm në këtë kompeticion dhe duke treguar edhe një herë fuqinë e akademisë së saj.

Me një organizim shembullor dhe pjesmarrje të gjerë ekipesh vendase e të huaja, “Shkodra Summer Cup” vazhdon të jetë një vitrinë e rëndësishme për talentet e futbollit të rinj dhe një festë e vërtetë për qytetin e Shkodrës.