Shkodra, “Qyteti i muraleve” – Pallatet me fasada të rikonstruktuara, vazhdojnë të “qëndisen”

shkodra qytet murale

Një tjetër murale i është shtuar qytetit të Shkodrës.  

Kësaj herë muralja e quajtur Buna është vendosur në hyrje të qytetit duke ofruar një pamje tërheqëse.

Specialisti i Ndërmarrjes së Shërbimeve të Punëve Publike në Bashkinë Shkodër,  njëherësh edhe një prej realizuezve të muraleve, Petrit Bilali,  tregon edhe mesazhin e kësaj vepre.

Vendosja e kësaj murale është mirëpritur edhe nga qytetarët shkodranë.

Ky investim vjen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në bashkëpunim me degën Artistike të Bashkisë Shkodër.

  Ndërsa pritet që të nisë puna për realizimin e një tjetre murale, po në lagjen “Xhabije”.