Shkodra pret një sezon turistik rekord – Drejtori i Turizmit Lumçi: Investime të reja dhe përgatitje intensive

shkodra turistik lumci

Pritshmëritë për numrin e turistëve në Shkodër gjatë sezonit turistik të këtij viti janë të larta. Sipas drejtuesve të sektorit të turizmii në bashki, investimet e realizuara dhe ato që janë ende në proces pritet të kenë një ndikim të ndjeshëm në rritjen e frekuentimit te destinacioneve turistike.

RENATO LUMCI  Drejtor i Turizmit, Bashkia Shkodër

Në kuadër të masave për përgatitjen e sezonit, një vëmendje e veçantë po i kushtohet mirëmbajtjes së mjedisit, përmes pastirmit dhe gjelbërimit të hapësirave publike.

Dukuri e viteve te fundit është zgjerimi në kohë i sezonit turisitik, duke e kthyer Shkodrën në një destinacion gjithëvjetor.

Vitin  e kaluar, Shkodra u rendit si qarku me numrin më të madh të vizitorëve në vend.

Nga janari deri në shtator të  2024, mbi 1 milion turistë vendas dhe të huaj vizituan zonat e mbrojtura të qarkut, ku ndër destinacionet më të frekuentuara ishin Velipoja, Thethi dhe Lumi i Shalës.