“Shkodra në Shekuj” – Teatri, trashëgimia kulturore e zhvillimi turizmit, në fokusin e ditës së dytë të seminarit

xhahid shkodra shekuj

Skena e teatrit “Migjeni” ishte auditort i panelit “Teatri në Shkodër: Me Ty, Për Ty” i zhvilluar në ditën e  dytë të seminarit “Shkodra në Shekuj”, që përkon me 75 -vjetorin e krijimit të teatrit profesionist të Shkodrës.

Paneli erdhi si një platformë e hapur mbi të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e lëvizjes teatrore në Shkodër.

Në fokusin e diskutimeve ishte kryesisht periudha e pas viteve 90-të që e përballi teatrin e Shkodrës me një serë sfidash.

“Trashëgimia kulturore e Shkodrës dhe zhvillimi i turizmit” ishte tematika e panelit tjetër, të ditës së dytë të seminarit.

 Panelistët, pjesë e të cilëve edhe ekspertë ndërkombëtarë, kanë ndarë qasjen e tyre për zhvillimin e turizmit në Shkodër si një nga shtyllat e zhvillimit ekonomik të rajonit verior.

Gjatë dy ditëve të seminarit“Shkodra në Shekuj” u mbajtën  rreth 80 kumtesa në 12 seanca ku u trajtuan tema që evidentonin vlera dhe identitete jo vetëm të Shkodrës, por të të gjithë veriut shqiptar.