Shkodra në prag të Vitit të Ri / Urime nga zemra dhe shpresat për 2026
Ndërrimi i viteve është një moment që secili e pret në mënyrën e vet.
Disa pranë familjes, disa mes miqsh, e disa duke zgjedhur ta përjetojnë atmosferën festive në qytet. Qytetarët e Shkodrës japin urime e tyre dhe çfarë presin nga viti që po vjen.
Mes dëshirave, pritshmërive dhe urimeve të thjeshta, shkodranët e presin vitin 2026 me shpresën për më shumë qetësi, shëndet dhe mbarësi.
Pavarësisht se ku do ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve, një gjë mbetet e përbashkët: dëshira për një vit më të mirë dhe më njerëzor për të gjithë.
