Shkodra mirëpret “Summer Cup 2025” / Ekipet e huaja vlerësojnë aktivitetin, premtojnë rikthimin në Shkodër

sammer cup

Shoqata Rajonale e futbollit në Shkodër ka mbyllur një tjetër aktivitet të futbollit të moshave.

Bëhet fjalë për Turneun Ndërkombëtar “Shkodra Summer Cup 2025”, organizuesi kryesor i të cilit ishte shoqata sportive, “Shkodra Sport Event” me drejtues ish- arbitrin e njohur të futbollit, Jetmir Podgorica.

Pjesë e këtij turneu, përmbyllja e të cilit ishte stadiumin “Loro Boriçi”, 40 ekipe, mes të cilave edhe ato nga Maqedonia e Veriut.

Turneu Ndërkombëtar “Shkodra Summer Cup 2025”, rikthehet përsëri në Shkodër në fund të muajit qershor, por tashmë për kategorinë e moshës 19- vjeçare.