Shkodër, vijon ndërtimi i korsive të biçikletave/ Korsitë po pajisen me të gjith…

𝐒𝐇𝐊𝐎𝐃𝐄̈𝐑 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍 𝐍𝐃𝐄̈𝐑𝐓𝐈𝐌𝐈 𝐈 𝐊𝐎𝐑𝐒𝐈𝐕𝐄 𝐓𝐄̈ 𝐁𝐈𝐂̧𝐈𝐊𝐋𝐄𝐓𝐀𝐕𝐄 𝐊𝐨𝐫𝐬𝐢𝐭𝐞̈ 𝐩𝐨 𝐩𝐚𝐣𝐢𝐬𝐞𝐧
Shkodër, vijon ndërtimi i korsive të biçikletave/
Korsitë po pajisen me të gjithë elementët e duhur sinjalizues
Vijon puna për unifikimin e korsive të biçikletave në dy nga rrugët e qytetit.
Korsia përgjatë bulevardit “Zogu i Parë”, që vjen nga drejtimi Xhabije-Parrucë dhe që vijon tashmë deri në sheshin e Parrucës, do të lidhet me korsinë tjetër në rrugën “Daut Boriçi” (Ura Dervishbeg) drejt sheshit “Perash”.
Korsitë po pajisen me të gjithë elementët e duhur sinjalizues.
Sot, po punohet për vendosjen e trafikndarëseve plastike në pjesën e re të korsisë në sheshin e Parrucës.
Vijimi i punimeve për ndërtimin e korsive të biçikletave është pritur mirë edhe nga qytetarët shkodranë.
Bashkia Shkodër njofton që për realizimin e punimeve kërkohet edhe bashkëpunimi i qytetarëve me zhvendosjen e automjeteve dhe mos parkimin e tyre në zonën ku po punohet.