Shkodër, Vengu: Forcat tokësore dhe mbrojtja civile në operacion për menaxhimin e përmbytjeve
Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme në disa zona të vendit.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka ndjekur nga afër situatën, duke publikuar edhe pamje nga ndërhyrjet e forcave të mbrojtjes civile që po u vijnë në ndihmë banorëve të prekur.
Në një reagim në rrjetet sociale, ministri ka theksuar se strukturat e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe Forcave Tokësore janë angazhuar me personel dhe mjete që prej ditës së djeshme për të kontrolluar situatën e krijuar nga reshjet, veçanërisht në zonën e Obotit, Shkodër, ku prurjet e ujit kanë qenë të larta.
“Koordinimi mes institucioneve dhe puna në terren për evakuimin e ujit, mbrojtjen e infrastrukturës dhe sigurinë e banorëve po vijon në disa bashki të vendit.”
Ministri Vengu ka nënvizuar se i gjithë aparati i mbrojtjes civile mbetet në gatishmëri të plotë, ndërsa ndërhyrjet do të vazhdojnë deri në normalizimin e situatës.Obot, Shkodër – Vengu: Forcat tokësore dhe mbrojtja civile në operacion për menaxhimin e përmbytjeve
Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme në disa zona të vendit.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka ndjekur nga afër situatën, duke publikuar edhe pamje nga ndërhyrjet e forcave të mbrojtjes civile që po u vijnë në ndihmë banorëve të prekur.
Në një reagim në rrjetet sociale, ministri ka theksuar se strukturat e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe Forcave Tokësore janë angazhuar me personel dhe mjete që prej ditës së djeshme për të kontrolluar situatën e krijuar nga reshjet, veçanërisht në zonën e Obotit, Shkodër, ku prurjet e ujit kanë qenë të larta.
“Koordinimi mes institucioneve dhe puna në terren për evakuimin e ujit, mbrojtjen e infrastrukturës dhe sigurinë e banorëve po vijon në disa bashki të vendit.”
Ministri Vengu ka nënvizuar se i gjithë aparati i mbrojtjes civile mbetet në gatishmëri të plotë, ndërsa ndërhyrjet do të vazhdojnë deri në normalizimin e situatës.
