Shkodër/  Gjenden granada, pjesë armësh e municioni luftarak – Arrestohet një shtetase , shpallet në kërkim bashkëshorti

granada dore policia

Burimet zyrtare të policisë së Shkodrës bëjnë të ditur se,   gjatë një operacioni policor të koduar “Muzgu”, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasve E. P. dhe D. H. (bashkëshortë), ku janë gjetur 5 granata, 5 ndezës granatash, 1 armë pneumatike, pjesë armësh dhe municion luftarak.

Gjithashtu, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Xh. P. (babai i shtetases E. P.), ku është gjetur një armë gjahu teke.

Në vijim të veprimeve për këtë rast:

-u arrestua në flagrancë shtetasja E. P., 44 vjeçe, banuese në fshatin Shtoj i Vjetër;

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. P., 72 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër;

-u shpall në kërkim shtetasi D. H., 49 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.