Shkodër/ Brenda 12 orëve, 3 persona humbin jetën si pasojë e aksidenteve rrugore

aksidenteve rrugore

Brenda 12 orëve 3 qytetarë kanë humbur jetën në Shkodër, si pasojë e aksidenteve rrugore. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Shkodër kanë arrestuar në flagrancë shtetasit K. D., 28 vjeç, pasi në aksin rrugor Shkodër-Koplik ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur  motomjetin me drejtues  shtetasin B. T., 84 vjeç, i cili ka humbur  jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës. 

Policia ka arrestuar edhe shtetasen E. M., 35 vjeçe., banuese në Shirokë, pasi në aksin rrugor Shirokë-Shkodër, duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur shtetasin S. Rr., 70 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili më pas ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës. 

Por aksidentet me pasojë humbjet e jetës nuk janë mbyllur me kaq. Policia bëri të ditur se ka arrestuar edhe shtetasen L. B., 24 vjeçe., pasi ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, kjo shtetase duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur motomjetin me drejtues  shtetasin K. Xh., 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës. 

Materialet për të tre aksidentet me pasojë humbjen e jetës i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

34cf2031c551476f9dcaa633103ee795
f19735c0c77f4f39ba7bd13922087040
3c995f2ba1c04a03bd5b93e33e253776
e67ce9762707422bb45a507f6cc4eecd