Shkodër , 95% e fëmijëve të vaksinuar / Gjatë vitit 2025, 70% e vajzave mbi 13vjeç kanë marrë vaksinën HPV

arben xhabija 8

Vaksinimi i grupmoshës 0–18 vjeç në Bashkinë e Shkodrës gjatë vitit 2025 është realizuar në masën mbi 95 për qind, duke shënuar nivelin më të lartë të pesë viteve të fundit.

Sipas drejtuesve të shërbimit të vaksinimit në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, muajt e fundit të vitit regjistrojnë edhe numrin më të lartë të vaksinimeve, pasi prindërit shpesh kanë tendencë të shtyjnë në kohë, veçanërisht vaksinën kundër fruthit dhe rubeolës.

Rritje ka shënuar edhe vaksinimi i vajzave të grupmoshës 13–18 vjeç me vaksinën kundër HPV.

Gjatë vitit 2025, ky vaksinim ka arritur një nivel më të lartë krahasuar me një vit më parë, duke reflektuar ndërgjegjësim më të madh për rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve të rënda.

Pas pesë viteve të aplikimit të vaksinës kundër HPV tek vajzat mbi moshën 13 vjeç, duke nisur nga janari i ketij viti, në Kalendarin Kombëtar të Vaksinimit do të përfshihen edhe djemtë e moshës 13 vjeç