Shkëlqeu në Junior Eurovizion, shkolla, ‘‘Dëshmorët e Lirisë‘‘ pritje festive për Kroni Pulën
Përfaqësuesja e Shqipërisë në Junior Eurovision 2025, Kroni Pula, me këngën “Fruta Perime”, arriti të ngrejë në këmbë sallën e festivalit. Energjia e saj vokale dhe skenike u prit me duartrokitje të forta, duke e shndërruar performancën në një nga momentet më të spikatura të mbrëmjes.
Kroni Pula siguroi për Shqipërinë një rezultat mjaft dinjitoz, duke u renditur në vendin e 6-të mes 18 shteteve pjesëmarrëse, me një total prej 145 pikësh.
Artistja 9-vjeçare është nxënëse në shkollën “Dëshmorët e Lirisë”, ku shoqet, shokët dhe mësuesit e saj e pritën me duartrokitje të gjata dhe emocion sapo ajo mbërriti në ambientet e shkollës, në një atmosferë feste dhe krenarie.
E lumtur dhe e emocionuar nga pritja e ngrohtë, Kroni ndan ndjesitë e saj pas eksperiencës në Junior Eurovision 2025. “U gëzova dhe më pëlqeu shumë”, tha ajo.
Me këngën “Fruta Perime”, Kroni dhuroi një performancë të shkëlqyer vokale dhe skenike, duke dëshmuar se talenti i saj premton shumë për të ardhmen e muzikës shqiptare.

